Romelu Lukaku kërkohet prej kohësh nga Interi, por sulmuesi i Mançester Junajtid mund të vishet bardhezi. Juventusi ju bashkua garës për të, duke shtangur në një farë mënyrë zikaltrit e Antonio Kontes.
Paulo Dibala nuk do të përfshihet në këtë operacion. Argjentinasi nuk e sheh me sy të mirë transferimin në Old Traffod, ndërsa edhe vetë Junajtid kërkon një juventin tjetër.
Daily Mail raporton se “Djajtë e kuq” kërkojnë Dagllas Kostën dhe “Zonja e vjetër” është dakord që braziliani të largohet drejt Premier Ligës. Edhe Interi nuk qëndron duarkryq.
Oferta e fundit për sulmuesin belg shkon në 75 milionë sterlina, 70 në dorë dhe 5 në formë bonusesh. Zikaltrit janë gati të përfshijnë edhe Ivan Perishiç në këtë tratativë, por Junajtid preferon më shumë Dagllas Kostën e Juves.