Nuk është aspak sekret fakti që Barcelona po tenton të blejë kartonin e qendërmbrojtësit holandez Matis de Ligt. Kapiteni 19-vjeçari i Ajaksit ka tërhequr interesin e shumë klubeve nëpër Europë, por katalanasit duken më të vendosurit.
Sipas asaj që raporton “El Mundo Deportivo”, ditën e sotme presidenti i Barcelonës Zhozep Maria Bartomeu ka udhëtuar drejt Amsterdamit, ku do të takohet me drejtuesit e Ajaks, drejtorin ekzekutiv Edvin Van der Sar dhe atë sportiv Mark Overmars.
Sipas së përditshmes katalanase, Ajaksi kërkon 75 milionë euro për të shitur talentin e mbrojtjes. Blerja e De Ligt është kthyer në një prioritet prë kampionët e La Ligës, të cilët e cilësojën holandezin si pasuesin e Zherard Pike në prapavijë.