Juventusi e ka lënë merkaton pas zgjedhjes së trajnerit të ri. Me shumë mundësi do të ulet Mauricio Sarri në stolin bardhezi dhe më pas do të nisë përforcimi i skuadrës.
Një emër i ri ka dalë në skenë, më saktë është rikthyer si pistë. Flasim për Hames Rodrigez, i cili kërkohet me insistim edhe nga Napoli i Ançelotit. Bajerni nuk e bleu kartonin e kolumbianit dhe ky i fundit do të rikthehet në Madrid.
Për të lëvizur përsëri, pasi Zidan nuk e ka fare në konsideratë. Sipas raportimeve të gjermanes Bild, fantazisti latin është kontaktuar nga Kristiano Ronaldo. Të dy kanë luajtur bashkë te Reali dhe portugezi dëshiron ta ketë përsëri në ekip.
Një ide e tillë e tundon Hamesin, i cili do pranonte pa asnjë mëdyshje opsionin Juventus. Tani topi kalon në anën e drejtuesve të “Zonjës”, të cilët mund të binden nga insistimi i Kristiano Ronaldos, personit që “sponsorizon” ardhjen e Rodrigez në Torino.