Salah tremb tifozët e Liverpulit, tre klube gati t’i plotësojnë çdo dëshirë

Ka mjaftuar një frazë e thënë pas fitimit të Champions Ligës për të frikësuar tifozët e Liverpulit. Momo Salah ka një kontratë me The Reds deri në vitin 2023, por përjetimi i një aventure të re nuk përjashtohet.

“E ardhmja ime? Tani nuk mund të flas për këtë temë”, është shprehur egjiptiani pas triumfit në Madrid. Një prononcim i tillë rrit shpresat e klubeve të interesuara për shërbimet e 27-vjeçarit (i mbush me datë 15 qershor).

Tre klube të mëdha europiane monitorojnë me kujdes situatën e sulmuesit të Liverpulit. Real Madrid, Bajern Mynih dhe Mançester Junajtid janë gati të bëjnë çmenduria për Salah, mjafton që ky i fundit të ndajë mendjen dhe të vendosë të largohet nga Anfield.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online