Licencimet, Gjini: Tirana i ka problemet e vjetra, ja ndryshimet

0

Federata Shqiptare e Futbollit mbajti një konferencë përpara mediave, ku u bënë me dije klubet që janë licencuar për në Europë. Shefi i sektorit të licencimeve, Eduart Gjini ka folur mbi këtë çështje, ku është shprehur: “UEFA çdo vit ka kërkesa shtesë për klubet. Ky proces kërkon të plotësohen pesë kriteret, ai financiar është më i rëndësishmi. UEFA kërkoi disa ndryshime, në janar u miratuan. U kërkua të ishin ekspertë financiarë dhe ligjorë. Procesi nisi në dhjetor, siç e publikuam. Bëmë një mbledhje dhe ishin gjithë ekspertët dhe sqaruam mënyrën e funksionimit të procesit.

Bëmë edhe një workshop me klubet. Sqaruam si do plotësoheshin dokumentacionet. Bëmë edhe takime individuale me klubet dhe sqaruam anën financiare. Më 28 shkurt duhet të plotësonin 4 kritere, kurse me 31 mars kriterin financiar. Menaxheri i licencimit i dërgoi tek ekspertët të gjitha dosjet e klubeve.

Ekspertët kanë bërë raportin për çdo klub dhe ka marrë vendim. Të gjitha raportet janë mbledhur dhe ne jemi mbledhur më 3 maj. U caktuan defektet dhe u bënë sugjerimet. Më pas u morën vendimet. Partizani, Kukësi, Laçi, Teuta, dhe Skënderbeu janë licencuar, kurse ekipet e tjera jo.

Tirana apeloi sipas rregullores dhe mori vendimin e argumentuar. Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Për 21 ditë mund ta çonte në CAS, nuk ka ndodhur. Klubet kanë dorëzuar dokumentet për licencimin në të gjitha kategoritë e futbollit.

Licencimi në kampionat – “Rregullorja e UEFA-s ndryshon me atë të kampionatit. Kërkesat janë më të buta, kemi rregulloren tonë. Tani klubet bëjnë pasqyra financiare çdo tre muaj. Kemi dërguar një formular në UEFA në bazë të renditjes. UEFA e cakton kush luan. Edhe nëse e fitonte Tirana Kupën, nuk e humbnim vendin”.

“Kampionati është luajtur tamam. Argumenti im është që Flamurtari e mundi Kukësin kur e dinte që nuk ishte licencuar. Nuk e prishi kampionatin. Mundi Laçin. Vetë klubet e kanë pranuar diçka të tillë dhe e kanë firmosur. Flamurtari, Luftëtari dhe Tirana nuk kanë plotësuar kriterin financiar. Tirana problemet i ka të vjetra.

Kukësi ka bërë marrëveshje që t’i luajë në Elbasan. Nuk do lejohet të luajnë në disa stadiume. Do ketë vetëm një stadium alternativ. Klubeve mund t’u zbriten pikë nëse pasqyrat financiare nuk do ti kenë në rregull. Jemi në monitorim 3-vjeçar. Dërgojmë raporte të përditshme me UEFA-n”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.