Dëshira e fundit e Interit, një spanjoll për të zëvendësuar Perishiç

Ivan Perishiç është drejt largimit nga Interi. Kroati e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të luajtur në kampionatin anglez dhe zikaltrit po presin ofertën më të mirë për të.

Zëvendësuesi është piketuar, luan në kampionatin spanjoll dhe quhet Pablo Sarabia. Lojtari mbush 27 vjeç pas katër ditësh, luan në rolin e mesfushorit të avancuar dhe bën mirë krahët e sulmit.

Kontrata me Sevijen i përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe ai nuk ka ndërmend të rinovojë. Sarabia ka shënuar 20 gola gjatë këtij sezoni dhe ka një klauzolë prej 18 milionë eurosh.

Kjo shumë nuk është aspak problem për klubin italian, që është gati t’i ofrojë një kontratë 4-vjeçare me një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon, dyfishin e asaj që përfiton në Andaluzi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online