Debutim zhgënjyes i Kompani, skuadra e Gurit befason Anderlehtin

Vinsent Kompani ka debutuar ditën e sotme në të parën sfidë si trajner. Futbollisti i njohur belg është njëkohësisht lojtar dhe trajneri i “gjigantit” belg, Anderleht. Në ndeshjen  e parë të  sezonit të ri skuadra nga Brukseli është mundur nga modestët e Ostendes me rezultatin 2 – 1.

Tifozët e Anderleht përgatitën një koreografi gjigante në nder të rikthimit të Kompani në klub pas më shumë se një dakade.

Sulmuesi shqiptar Sindrit Guri pritej të ishte në formacion e Ostendes në këtë 90-minutësh, por një dëmtim i lehtë i ditëve të fundit e ka bërë të pamundur grumbullimin e shkodranit për këtë takim.

Për momentin Guri është i vetmi qendërsulmues në radhët e Ostendes. Në mungesë të ish-lojtarit të Kukësit, trajneri i Ostendes, iu desh të përshtaste një mesfushor.

https://www.youtube.com/watch?v=NXFJBWzSXVg

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *