Cungu: Skuadra po jep maksimumin, titullin e tentojmë deri në fund

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, foli para mikrofonit të emisionit “Gol pas Goli” në “Supersport” pas ndeshjes së humbur ndaj Skënderbeut. Tekniku shkodran dha se skuadra e tij vuan akoma mungesën e përqendrimit, ndërsa përsa i takon titullit Cungu theksoi se është e rëndësishme që të ekipi të besojë deri në sekondën e fundit.

NDESHJA – “Nuk e di çfarë të them, as vetë nuk e kuptoj. Ka momente që skuadra shpërqendrohet pa kuptim. E nisim shumë keq ndeshjen dhe kundërshtarët përfitojnë. Sot, gradualisht filluam ta rrisim lojën, doke e dominuar kundërshtarin. Ata nuk goditën më përveç golit, ndërsa ne kishim 3-4 mundësi të mira. Gjashtë minutat e para, ekipi ishte shumë i frikësuar, nuk e di… Kjo është e gjitha ajo çfarë mund të them për këtë ndeshje”.

MUNGESAT – “Po normal që ndikojnë mungesat. Dëmtimi i Cuculit dhe i Rrumbullakut më kanë bërë që të “arnojmë” mbrojtjen. Loja jonë fillon nga portieri dhe mungesat na penalizojnë. Djemtë nuk kanë asnjë faj, pasi bëjnë gjithmonë maksimumin. Kundër ekipeve të mira, si Skënderbeu, Partizani dhe Teuta, vendosin episodet. Sot ndeshja u vendos nga një episod”.

SKUADRA – “Ekipi duhet të jetë më cinik. Për të pasur një ekip cinik, lojtarët duhet të kenë më shumë grintë. Mungesa e Rrumbullakut, Cuculit dhe Musollit e kanë humbur pak pasqyrimin e lojës së ekipit, pasi ata janë shumë lojtarë luftarak. Rroca mund të punojë në mesfushë, së bashku me Dzarian. U mundova të aktivizoj shumë sulmues në minutat e fundit. Limaj bëri një ndeshje shumë të mirë, por më duhej ta sakrifikoja”.

TITULLI – “E rëndësishme është që ne të provojmë deri në sekondat e fundit, pastaj kampionati e vendos verdiktin. Nuk duhej kjo humbje sot, të paktën të merrnim një pikë. Me atë që dha ekipi në fushë, meritonim shumë më tepër. Tensioni është prezent dhe duke iu kërkuar në çdo ndeshje maksimumin, ka pasur shpërqendrim dhe luhatje. Gjithsesi, ajo që duhet të bëjmë ne është të marrim maksimumin në çdo ndeshje, pastaj llogaritë nuk ka takojnë neve”.

RAMA – “Nuk besoj se ka ndonjë problem kundër Vangjelit. Ai shprehet më mirë në krahun e majtë dhe dueli me Vangjelin ishte i paevitueshëm. Ai dha më të mirën në atë pozicion ku luajti”, tha Cungu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online