Çmenduria e Realit, ofron tre lojtarë për Pol Pogba

Mesfushori francez, Pol Pogba, me shumë gjasa do të jetë një nga përforcimet më të bujshme të Real Madridit këtë verë. Pasi janë shumë pranë shërbimeve te Luka Joviç dhe Eden Hazard, Reali kërkon me çdo kusht edhe kartonin e mesfushorit.

Pogba nuk dëshiron më të qëndrojë te Mançester Junajtid dhe siç raportoi “Sunday Times” disa muaj më parë, francezi është shprehur në një bisedë private: “Më duket se më kërkon Reali. Një mundësi shumë e mirë”. Këto fjalë bënë që të shpërthenin zërat për një kalim të mundshëm të kampionit të botës te “Los Blancos”.

Edhe Zinedin Zidan ka shprehur dëshirën e tij për të pasur në skuadër mesfushorin, për të cilin ka bërë gati ofertën. Hames Rodrigez, Kejlor Navas dhe Gareth Bejl do t’i ofrohen Mançester Junajtid, duke shpresuar se njëri nga këta futbollistë, plus disa milionë, të bindte drejtuesit e “Djajve të Kuq” ta linin Pogbanë të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online