Atletiko pa mbrojtje, titullari i Çelsit pranon ofertën e madrilenëve

Atletiko e Madridit pothuajse është shpërbërë në pjesën difensive të saj. Nga formacioni titullar në katërshen e mbrojtjes ka mbetur vetëm uruguajani Gimenez. Drejtuesit madrilenë po mundohen të ndërhyjnë në merkato për të formuar ekipin deri para fazës përgatitore.

Markos Alonso është emri që Simeone e do për të zëvendësuar Lukas Hernandez, i larguar te Bajerni. Sipas gazetës “Marca”, mbrojtësi i majtë ka pranuar të largohet nga Çelsi. Te Atletiko 28-vjeçari do të merrte menjëherë vendin e titullarit.

Në ndeshjet e fundit Sarri ka preferuar Emerson Palmierin në krahun e majtë të mbrojtjes. Edhe në finalen e Europa League ndaj Arsenalit, trajneri i bluve zgjodhi italianin në formacionin e parë. Ky besim në aftësitë e Palmierit e shtyn Alonson të pranojë idenë e largimit në kryeqytetin spanjoll, ku e presin me krahë hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online