Sokol Cikalleshi ka përdorur Instagramin për të shprehur atë që ndjen pas lajmit se Xhani De Biazi ka lënë drejtimin e kombëtares shqiptare.
Sulmuesi i kombëtares, i cili ka qenë gjithnjë një “ushtar” i bindur, duke pranuar stolin, madje edhe lënien jashtë kombëtares në ndonjë moment të vështirë për të, tashmë ka një mesazh domethënës dhe unik për ish-trajnerin e tij.
“Kush të ka njohur s’do të të harrojë kurrë, kush do të të harrojë s’të ka njohur me të vërtetë! Nga thellësia e zemrës faleminderit Mister!”.