Pol Pogba nuk është i lumtur në Mançester. Francezi e ka humbur motivimin në Angli dhe dëshiron një transferim për të nisur një sfidë të re. Junajtid nuk e pëlqen këtë fakt dhe mundohet ta mbajë lojtarin.
Agjenti i tij, Mino Raiola është treguar i drejtëpërdrejtë kur pyetet për këtë çështje. Italiani deklaron se Pogba kërkon të largohet nga Junajtid dhe ai dhe stafi i tij po punojnë për këtë. Shprehet se të gjithë në Mançester e dinë se mesfushori dëshiron të shohë për sfida të tjera.
“Të gjithë e dinë dëshirën e Pogba për të ecur përpara. Çdokush e di dëshirën e tij dhe ne po punojmë rreth kësaj. Në Mançester e dinë të gjithë, nga trajneri e deri te pronari. Nuk mund t’ju them asgjë përfundimtare. Jam person që jetoj ditë pas dite”, u shpreh Raiola.
Për Pogba janë në garë të hapur Real Madrid dhe Juventus. Junajtid ka caktuar një çmim prej 150 milionë eurosh për mesfushorin. Real përtej intersimit të madh nuk ka dalë me një ofertë zyrtare, ndërkohë që nga Italia raportojnë se Juve ka gati 130 milionë euro.