Zaha kushton shumë, zgjidhjet e Arsenal janë në Madrid e Barcelonë

Arsenal është “i marrosur” pas Uilfred Zaha, por po merr vazhdimidht refuzime nga Kristal Palas. “Topçinjtë” kanë një buxhet të limituar dhe nuk mund të bëjnë shumë aventura, duke pasur parasysh që nuk do jenë në Champions sezonin e ardhshëm. Megjithatë, sipas medieve angleze, Zaha mbetet një objektiv.

Gjithsesi, askush nuk është i pazëvendësueshëm dhe Arsenal ka dy alternativa të tjera në rast të dështimit të operacionit për të sjellë anglezin në “Emirates Stadium”. “Shpëtimet” e Arsenalit ndodhen në Madrid dhe në Barcelonë.
Lukas Vaskez është propozimi i parë. Sulmuesi i Realit ka treguar cilësi mjaft të mira dhe ardhja e tij do shtonte shumë cilësi në Londër. Real është gati ta lërë të lirë yllin e saj për shifrën e 30 milionë eurove. Në Madrid duhet para për të shmagur problemet me UEFA-n dhe shitja e spanjollit është një mundësi mjaft e mirë.

Malkom Oliveira është një tjetër opsion për Arsenalin. Sulmuesi i Barçës nuk ka arritur të gjejë hapësirat e duhura në “Camp Nou”, duke mbetur në “hijen” e Dembele e Kutinjo. Të dy klubet kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe marrëveshja do arrihej pa vuajtje. Malkom vlerësohet 40 milionë euro nga Barça.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online