Buzëqesh Kovaç, në Mynih synojnë një kampion bote  

0

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, deklaroi pak ditë më parë se klubi i tij nuk do të ndërhynte në merkaton e janarit, pasi “revolucioni” i vërtetë do të ndodhte në muajt e verës. Por, siç duket gjatë ditëve të fundit, kryesia e kampionëve të Gjermanisë ka ndërruar mendje.

Sipas së përditshmes sportive spanjolle “MARCA”, klubi bavarez është në negociata me mbrojtësin e Atletiko Madrid, Lukas Hernandez. Mëngjerashi, i cili ishte një ndër titullarët e përfaqësueses franceze në Botërorin “Rusi 2018”, ka pësuar një rritje të admirueshme gjatë viteve të fundit dhe për të ka pasur interes nga shumë klube.

Lajmi konfirmohet dhe nga gazetari francez Muhamed Buhafsi, i cili njihet për burimet e tij të sakta, pasi ishte i pari që zbuloi kalimin e Nejmar nga Barcelona te PSG-ja. Sipas tij lojtari ka shfaqur interes dhe palët po vazhdojnë negociatat. Ndër të tjera ai shkruan se 22-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 80 milionë eurosh, që do ta bënte francezin blerjen më të shtrenjtë në historinë e bavarezëve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.