Fiorentina ëndërron blerjen rekord, fjalën e fundit e ka De Laurentis

Fiorentina nuk ka ndërmend të rrijë “statike” në merkaton e janarit. Sipas “Radio Marte”, klubi nga Firence po tenton të blejë kartonin e lojtarit të Napolit,  Amadu Diauara. Mesfushori nga Guinea ka pasur pak minuta nëpër këmbë në dy sezonet e fundit dhe vetë lojtari mësohet se ka kërkuar të provojë veten në një ekip shumë të ri.

Diauara

Për të marrë kartonin e 21-vjeçarit Fiorentinës do i duhet të paguajë një shumë rekord prej 30 milionë eurosh, kjo për shkak se për Diauaran interesohen disa klube angleze me financa të shëndosha.

Një tjetër opsion është që midis klubeve të arrihet një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh. Tashmë është i ditur interesi i Napolit për mesfushorin francez të ekipit “vjollcë”, Veretut. De Luarentis mund të pranojë të lëshojë Diauaran në këmbim të Veretut dhe një çeku shtesë prej 10 milionë eurosh.

Veretut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online