Nejmar Zhunior dhe Tomas Tuhel nuk kanë një raport të mirë dhe kjo gjë është kuptuar prej kohësh. Së fundmi gjithashtu mediat franceze raportuan se marrëdhënia mes ylli brazilian dhe trajnerit gjerman kishte prekur fundin dhe Nejmar dukej gjithnjë e më larg Parisit.
Kjo gjë konfirmohet edhe më shumë ditën e sotme, me mediat që duket se kanë lëshuar bombën e merkatos. Barcelonë kërkon të rikthejë sulmuesin në Katalonjë dhe ka një ofertë monstruoze për PSG-në.Filipe Kutinjo ose Usman Dembele, plus para për të siguruar rikthimin e Nejmar në “Camp Nou”. Oferta është bërë gati dhe topi pritet të kalojë në krahun e Parisit, që sipas gjasave mund të tundohet shumë nga një propozim i tillë.