Bejl te Bajerni? Kovaç flet troç

Bajerni i Mynihut ka qenë një ndër klubet më të përfolura si destinacioni i ardhshëm i Gareth Bejl. Uellsiani nuk është më në planet e Zinedin Zidan dhe në Madrid janë në pritje të blerësve. Mirëpo e sigurt është që një ofertë nuk do të vijë nga Mynihu.

Ka qenë vetë trajneri bavarezëve Niko Kovaç, ai që ka mohuar kategorikisht interesin e Bajernit për 30-vjeçarin: “Jo ai nuk bën pjesë planet e mija. Megjithëse mendoj se është një lojtar cilësorë, tregu ka tjerë futbollistë me kualitete të ngjashme”, tha Kovaç.

Një tjetër temë që kroati diskutoi ishte e ardhmja e Renato Sançez: “Mua më pëlqen si lojtar, është një mesfushor polivalent me karakteristika të ndryshme. Dua ta mbaj dhe për sezoni tjetër i kam shpjeguar arsyet që mori pak minuta vitin e kaluar. Jam i sigurt se kjo do të ndryshojë vitin e ardhshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online