Bavarezët hedhin sytë nga Hamburgu, Kovaç kërkon një skocez

Merkato e janarit po afron dhe te Bajerni po mendojnë për të përforcuar repartin e prapavijës. Sipas medieve gjermane, kampionët në fuqi të Bundesligës janë vënë në ndjekje të qendërmbrojtësit të Hamburgut, Dejvid Bejts.

22-vjeçari u transferua te ekipi gjerman gjatë merkatos së verës nga kampionati skocez, ku luante për skuadrën e Gllasgou Rejnxhërs. Paraqitjet e skocezit në “Bundesliga.2” me Hamburgun kanë sjellë interesin e shumë klubeve në Gjermani.

Nuk përjashtohet mundësia që Bajerni të blejë kartonin e mbrojtësit në merkaton e janarit dhe më pas ta lërë në huazim deri në fund të sezonit te Hamburgu. Me ardhjen e Bejts te bavarezët, reparti i mbrojtjes do të kompletohej me 4 qendërmbrojtës (Boateng, Humels, Syle, Bejts) që do luftojnë për dy pozicione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online