Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra e meshkuj.
Ndeshjet do të zhvillohen me sistem eliminimi, të gjitha në Tiranë, në “Feti Borova”, nga 1 shkurt deri më 2 shkurt.
FEMRAT – Për femra Flamurtari do të përballet me Vllazninë (1 shkurt, ora 10:00), sfidë që sheh qartësisht favorite vlonjatet, pretendentet e zakonshme për titull e kupë.
Ndërkaq, po atë ditë, dy orë më pas, do të zhvillohet derbi i ri i basketbollit të femrave, mes dy ekipeve me emrin absurd Tirana dhe ca shkronja përpara.
Finalja do të zhvillohet më 2 shkurt, në orën 16:00.
MESHKUJT – Pasditja e 1 shkurtit do të rezervohet për gjysmëfinalet e meshkujve, sepse Partizani do të ndeshet me Teutën (ora 16:00) dhe Tirana me Goga Basket (19:00).
Finalja do të zhvillohet më 2 shkurt, ora 19:00.