Barcelona nuk zë mend, presioni i Atletikos nuk jep efekt

Atletik Madrid zbuloi pak ditë më parë detajet e bisedimeve që po zhvillohen për kartonin e Antuan Grizman. Katalanasit janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e largimit prej 120 milionë eurosh të francezit, por me një kusht.

Barcelona kërkon që ta paguajë me këste shumën prej 120 milionë eurosh, një praktikë kjo që ndodh shpesh në lëvizjet e merkatos në mbarë botën. Megjithatë, te Atletiko e kanë bërë të qartë në mënyrë publike: Grizman largohet vetëm nëse 120 milionë eurosh paguhet i plotë.

Pavarësisht situatës të tensionuar te Barcelona besojnë se Atletiko do e zbusë qëndrimin e saj dhe për këtë klubi është i gatshë që t’i ofrojë madrilenëve në një shumë më të lartë se 120 milionë, por të ndarë në tri këste që do të paguhen në një periudhë 3-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *