E ardhmja e Osmanit, ky vendim zbulon gjithçka

Tefik Osmani verën e shkuar pati disa oferta, mes tyre edhe nga Flamurtari i drejtuar nga Ilir Daja dhe Ardian Mema. Në Vlorë nuk e bindën dot, por këtë herë është Mema ai që do të ketë mundësinë ta ketë nën urdhrat e tij te Tirana.

Supersport raporton se te Teuta kanë zgjedhur kapitenin e ri, Renato Arapin. Shenjë e qartë që pas kupave të Europës korçari do të largohet nga durrsakët. Një vit më parë ishte Osmani ai që mbajti shiritin dhe tashmë e ka dorëzuar.

Veç shiritit, trajneri Bledi Shkëmbi po mendon që në Europë të luajë pa korçarin në mbrojtje. Gjasat janë që ai të pozicionohet në mesfushë. Në Durrës po mendojnë për sezonin e ri, ndërkohë që me shumë mundësi në vazhdim do të ketë edhe një afrim tjetër për prapavijën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online