Barça “hakmerret” ndaj Liverpulit, i kërkon 400 mln për sulmuesin

Osman Dembele është në listën e pëlqimeve të Jurgen Klop. Gjermani e pëlqen shumë dinamikën e francezit dhe ka udhëzuar drejtuesit e klubit të ndjekin situatën e tij. Ardhja e Nejmar në “Camp Nou” e shton mundësinë e largimit të francezit. Por drejtuesit në Barcelonë nuk mendojnë kështu.
Siç raportojnë mediet spanjolle, Barcelona është e gatshmë ta lërë të lirë Dembelen vetëm nëse paguhet klauzola e largimit të tij prej 400 milionë eurosh. Kjo përgjigje e klubit katalanas i bën të hedhin hapa mbrapa “The reds”, por edhe Bajernin që interesohet për të.

Siç duket Valverde e vlerëson shumë 22-vjeçarin dhe nuk dëshiron ta largojë nga gjiri i gjigantëve spanjollë. Bartomeu gjithashtu ka vendosur bast për francezin, duke e vlerësuar dhe i dhënë shumë besim. Dembele pati një sezon mjaft të mirë, megjithëse u kushtëzua disi nga dëmtimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online