VIDEO | Feronikeli spektakolar, përmbysje e çmendur dhe kualifikim!

Feronikeli luajti kundër Santa Kolomas, në finalen e raundit paraeliminator të Champions League. Kampionët e Kosovës luajtën kundër kampionëve të Andorrës, me të dyja skuadrat që vinin pas fitoreve 1-0 në takimet gjysmëfinale. Pjesa e parë, u mbyll e barabartë pa gola, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, Ylli Hoxha merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën e tij me një futbollist më pak.

Pak minuta më vonë, Santa Kolomas gjen golin e avantazhit. Por Feronikeli nuk u dorëzua dhe vetëm 6 minuta pasi u ndëshkuan, barazojnë gjithçka. Është Zeka ai që shënon një supergol në minutën e 58’, duke i dhënë shpresë Feronikelit për ndonjë surprizë.

E pikërisht kështu ndodhi, pasi kampionët e Kosovës arritën të përmbysin gjithçka në minutat e fundit. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Kastriot Rexha, shënon me kokë në minutën e 87’, duke i dhënë fitoren Feronikelit dhe duke i kualifikuar për në fazën tjetër ku do ndeshen me kampionët e Uellist New Saints.

Feronikeli – Santa Kolomas 2-1
Shënues: Zeka 58’, Rexha 87′

87′ – Gol Rexha (FER)

58′ – Gol Zeka (FER)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online