Barça gjen trajnerin e ri, Mesi del kundër klubit!

Sezoni aktual te Barcelona u shkatërrua vetëm në finish, me katalanasit që u eleminuan në gjysmëfinale të Championsit dhe humbën finalen e “Copa del Rey”, duke e mbyllur vitin me vetëm një trofe, atë të La Ligas.

Për këtë arsye, largimi i Ernesto Valverdes, duket diçka thuajse e sigurt. Sipas raportimeve të “Diario Gol”, drejtuesit katalanas e kanë gjetur zëvendësuesin dhe ai është Masimiliano Alegri, ish-trajneri i Juventusit.

Gjithsesi, pavarësisht këtyre raportimeve, ai që nuk është dakord me një situatë të tillë është kapiteni Lionel Mesi. Ky i fundit duket se ka një raport të shkëlqyer me trajnerin Valverde dhe kërkon që t’i jepet dhe një mundësi e fundit. Gjithçka mbetet për t’u parë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online