“Juventus? Jo faleminderit, nuk dua të lëviz!”

Juventusi po punon për gjetjen e trajnerit të ri. Klubi ka objektiva të mëdha në merkato dhe mbrojtja është një ndër repartet ku do të ndërhyhet.

Emri i brazilianit Markinjos është përfolur si një nga dëshirat e mëdha të Juventusit për repartin e mbrojtjes. 25-vjeçari është shprehur në lidhje me mundësinë e largimit nga PSG.

Kontrata me kampionët e Francës i përfundon në vitin 2022 dhe qendërmbrojtësi as që ka ndërmend të lëvizë. Ai ka folur shkurt dhe qartë, duke folur për të ardhmen.

Ju gazetarët dini më shumë gjëra se unë (qesh). Nuk e di se nga kanë dalë këto zëra për kalimin tim te Juventusi. Vitin tjetër do të luaj përsëri me PSG. Do të jem këtu, do të qëndroj dhe kjo është 100% e sigurt”, thekson Markinjos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online