Janë mbyllur në barazim të dyja ndeshjes e ditës së sotme të Superligës së Kosovoës. Prishtina e Mirel Josës ka barazuar 1-1 në trasnfertën ndaj Ballkanit. Kryeqytetasit shkuan të parët në avantazh falë golit të sulmuesit Mankenda, ndërsa për vendasit, shifrat i barazoi Blend Baftiu.
Në barazim pa gola ka përfunduar dhe takimi midis Drenicës dhe Gjilanit. Katër ndeshjet e tjera të xhiros së katërt do të zhvillohen ditën e nesërme.
Java e 4-t
Sot
Ballkani – Prishtina 1-1
Shënues: Baftiu 72’ / Mankenda 54’
Drenica – Gjilani 0-0
Nesër
Kek-u – Trepaça 89
Ferizaj – Feronikeli
Drita – Llapi
Flamurtari – Lira Prizren