“Profesori” Bernardeski: Mançini i duhuri, ka vetëm një mënyrë për rikthimin e Italisë

Italia nuk ia doli të shmangte humbjen përballë Portugalisë, por Federiko Bernardeski është i qartë për rrugën që duhet të ndjekë kombëtarja. 24-vjeçari i Juventusit, në një prononcim për revistën “Undici”, flet si një lider i vërtetë dhe tregon hapat që duhen hedhur për të kaluar momentin e vështirë, ndërkohë që e mbyll me ekipin e tij dhe Kristiano Ronaldon.

Italia – “Roberto Mançini është njeriu i duhur për kombëtaren. Ai ka luajtur vetë futboll dhe e di se çfarë është futbolli. Ka qenë një lojtar i madh dhe është një trajner i madh. Duhet t’i japim besim dhe të jemi të duruar me punën e tij. Nëse dëshiron të arrish diçka menjëherë, në fund prishet e gjitha.

Nëse pritet një Itali që fiton pesë ndeshjet e para miqësore me rezultatin 4-0, do të thotë që diçka nuk shkon. Kur preket fundi, duhet të kapemi për dore të gjithë bashkë dhe të ngrihemi. Të gjithë duhet të ndjekim të njëjtën rrugë: shtypi, lojtarët dhe ata që punojnë për kombëtaren, sepse është një çështje mentaliteti.

Kemi nevojë për një mentalitet që do të na rikthejë, aty ku Italia e meriton të jetë. Duhen rritur lojtarët e rinj dhe të përforcohen raportet mes trajnerit dhe drejtuesve. Nevojitet një bërthamë që punon për një objektiv të vetëm: rilindjen e futbollit italian. Kemi një grup lojtarësh, të cilët kanë vlera. Të rinjtë nuk mund të bëhen veteranë dhe nevojitet më shumë kohë. Nuk është njësoj një lojtar, i cili ka zhvilluar 3 ndeshje me kombëtaren me një tjetër, i cili ka zhvilluar 80 ndeshje.

Gabojmë kur kritikojmë lojtarët e rinj për faktin që nuk janë gati. Duhet t’u japim kohën e nevojshme për t’u rritur. Futbollisti rritet, piqet dhe eksperienca është shumë e vlefshme në futboll. Mos të harrojmë që dhe lojtarë si: Maldini, Toti dhe Del Piero kanë kaluar në këtë lloj proçesi.”

Juventus – “Në fillim kam vuajtur fizikisht dhe jo psikologjikisht, sidomos në dy muajt e parë me Juven. Shokët janë treguar të mirë, duke më ndihmuar të përshtatem dhe ky është një aspekt që të bën të rritesh. Nëse je një djalë inteligjent dhe i mëson gjërat, atëherë, kupton më shumë gjëra sesa në skuadra të tjera. Është e rëndësishme të shohësh dhe mësosh gjëra, kur ndryshon skuadër dhe ambient.”

Kristiano Ronaldo – “Kristiano është integruar shumë shpejt me grupin. Ai është një profesionist ekzemplar dhe jashtë fushës së futbollit dhe një shok skuadre i shkëlqyer. Ronaldo është një kampion i madh, ndër më të mëdhenjtë e historisë. Mendoj që duhet të jemi të aftë ta kuptojmë dhe të përfitojmë nga ai, ku veçoj: mentalitetin e tij dhe dëshirën për të punuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online