Bajerni nis sulmin për yllin e Juventusit, shkon me ofertën e parë zyrtare

E ardhmja e Paulo Dibalës te Juventusi nuk është aspak e sigurtë. Megjithëse argjentinasi pak ditë më parë i shprehu dashurinë”Zonjës”, zërat për largimin e tij vazhdojnë të gëlojnë. Bajerni i Mynihut synon të krijojë një treshe vrastare me Sane, Levandovski dhe Dibala. Sulm ky që do bënte të mos ndihej mungesa e Riberi dhe Roben. Për këtë gjermanët kanë zbarkuar në Torino me një ofertë zyrtare.

Bavarezët ofrojnë 84 milionë euro për të afruar “La Joya”. Kjo ofertë me shumë mundësi do të refuzohet nga Juventusi. Italianët e vlerësojnë kartonin e Dibalës 105 milionë euro. Shifër kjo, që është disi larg ofertës fillestare të kampionëve të Gjermanisë. Me shumë mundësi ky nuk do të jetë propozimi i fundit, por do të pasohet nga një ofertë e dytë ndjeshëm më e lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online