Bajerni e ka seriozisht, ofertë tunduese për mesfushorin spanjoll

Drejtuesit e Bajernit po punojnë në disa fronte për të përforcuar kontingjentin e Niko Kovaç. Objektivi i momentit është mesfushori Rodri i Atletiko Madrid.

23-vjeçari (i mbush me 22 qershor) pëlqehet shumë nga Bajerni, që i ka paraqitur ofertën e parë klubit spanjoll siç raporton Bild. Plot 60 milionë euro ka ofruar Uli Hënës për kartonin e qendërmesfushorit, i cili bën mirë edhe rolin e mesfushorit shkatërrues.

Rodri

Për Rodrin interesohet prej kohësh edhe Mançester Siti. Pep Guardiola e dëshiron në ekip, por bavarezët duan të nxitojnë. Oferta e parë zyrtare është dërguar drejt Atletikos dhe pritet përgjigja e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online