Projektohet rikthimi në Premier Ligë, Murinjo gati t’i befasojë të gjithë

Zhoze Murinjo mund të rikthehet në Premier Ligë. “Special One” qëndron pushim që prej dhjetorit të kaluar, kur u shkarkua nga Mançester Junajtid. Emri i tij është përfolur gjatë në merkato dhe është lidhur me disa klube, por asgjë konkrete.

Para disa ditësh, portugezi deklaroi se ishte i gatshëm të pranonte projekte të reja me një potencial të mirë, ndoshta jo menjëherë fituese por me një strategji të qartë për sukses. Diçka e tillë e lidhi me pankinën e Milanit apo Romës, por e ardhmja e tij mund të jetë kampionati anglez i futbollit.

Nuk e kërkon një nga klubet e mëdha, por Njukasëlli. “Qymyrxhinjtë” mund të përfundojnë në duart e sheikut Khaled bin Zajed Al Nehajan, kushuri me presidentin e Mançester Sitit. Ky i fundit ka gati 350 milionë sterlina për pronarët aktualë dhe negociatat janë në fazë të avancuar.

Portugezi është dëshira e madhe e manjatit arab, ndërsa Murinjo tundohet nga kjo ide. Sipas raportimeve të Daily Mirror, 56-vjeçari i ka thënë disa miqve të ngushtë se do e marrë seriozisht në konsideratë një ofertë nga Njukasëlli.

Në fillim duhet zyrtarizuar ndërrimi i pronësisë. Më pas mund të vijë akordi me trajnerin luzitan, i cili do të zëvendësonte spanjollin Benitez në pankinën e Njukasëllit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online