Luftë e hapur, Atletiko bën për ujë të ftohtë Barçën dhe Grizmanin!

Atletiko Madrid nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e presidentit të Barcelonës, Zhozep Maria Bartomeu, kur ky i fundit zbuloi se ka ditën e djeshme ka pasur një takim midis drejtuesve të klubit me homologët e Atletikos në lidhje me transferimin e Antuan Grizman.

Klubi madrilen ka reaguar me anë të një komunikate për shtyp ku ka akuzuar Barcelonën dhe lojtarin për negociatat e hershme që kishin filluar midis palëve, që në mars, kur nuk lejohej as me rregullore. Në fund të komunikatës Atletiko ka njoftuar se Grizman duhet të paraqitet në fundjavë në ambientet stërvitore të klubit.

DEKLARATA E BËRË NGA ATLETIKO MADRID

Duke marrë shkas nga deklaratat e bëra sot nga presidenti i Barcelonës Zhozep Maria Bartomeu në lidhje me lojtarin tonë Antuan Grizman, Atletiko kërkon të bëjë publike detajet e mëposhtme:

Më datë 14 maj, Antuan Grizman informoi aksionerin Migel Anhel Hil, trajnerin Diego Simeone dhe drejtorin sportiv Andrea Berta mbi vendimin e tij për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit. Në ditët e mëvonshme ne mësuam se lojtari kishte arritur një marrëveshje në muajin mars me Barcelonën, vetëm pak ditë pas eliminimit tonë në Champions League ndaj Juventusit, si dhe negociatat për kushtet e kontratës kishin filluar që në mes të muajit shkurt.

Lidhur me një deklaratë të bërë sot nga presidenti Bartomeu, ne duam të informojmë se është e vërtetë që ditën e djeshme ka pasur një takim midis Miguel Anhel Hil dhe drejtorit ekzekutiv të Barcelonës Oskar Grau. Në atë takim Barcelona shprehu dëshirën që të aktivizojë klauzolën e largimit të Antuan Grizman, sapo kjo klauzolë të zbresë nga 200 milionë euro në 120 milionë euro, ndër të tjera u kërkua një shtyrje e pagesës së klauzolës së lartpërmendur.

Natyrisht përgjigja jonë ishte negative, kjo për faktin se sjellja e klubit të Barcelonës dhe lojtarit ka qenë fyese për Atletikon e Madridit dhe fansat tanë.

Si rezultat i gjithë kësaj, sot, Atletiko Madrid, i ka kërkuar lojtarit nëpërmjet motrës së tij që është njëkohësisht agjente e Grizman, që ai të paraqitet të dielën në ambientet e klubit për të qenë pjesë e fazës përgatitore bashkë me pjesën tjetër të shokëve, diçka të cilën e ka të detyruar bazuar në kontratën që ekziston midis palëve.

Me anë të kësaj komunikate për shtyp , Atletiko Madrid dëshiron të shprehë pakënaqësinë e madhe për sjelljen e  Barcelonës, që bindi lojtarin tonë të shkëputej nga ne gjatë zhvillimit të sezonit, në një moment kur klubi ishte në garë në Champions League, por edhe në kampionat ndaj vetë Barcelonës, diçka kjo që mendojmë së është në shkelje të rregullave të vendosura për periudhat e negociatave për lojtarët dhe që cenojnë integritetin e garës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online