Zgjohen në Shkodër, Vllaznia zyrtarizon dy afrimet e para

Vllaznia ka nisur nga merkato dhe firmat e para janë më dy futbollistë që Sportekspres.com i ka raportuar prej kohësh si objektiva të kuqebluve. Kështu, ditën e sotme janë paraqitur në Shkodër Herald Marku dhe Dajan Shehi, të cilët edhe kanë hedhur të zezën mbi të bardhë.

“KF Vllaznia ashtu siç kishte premtuar, ka nisur punen për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.  Për këtë arsye, pasditen e sotme janë konkretizuar edhe dy kontratat e para me futbollistët që janë përzgjedhur nga drejtuesit.

Futbollistët që  kanë firmosur janë Herald Marku që luan në pozicionin e mesfushorit dhe Dajan Shehi qendërmbrojtës. Këta dy futbollistë sezonin e kaluar kanë qenë pjesë e Kastriotit të Krujës ku kanë spikatur me paraqitjet e tyre.

Kontratat e firmosura me këto dy futbolliste janë njëvjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.  KF Vllaznia i uron mirëseardhjen Heraldit dhe Dajani, duke shpresuar që së bashku të bëjmë paraqitjen e duhur në sezonin e ri”, njofton klubi shkodran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online