Atletiko akuzon arbitrimin: “VAR”-i duhet të jetë i barabartë për të gjithë

Në Shqipëri jemi mësuar të shohim reagimet e shpeshte të klubeve në lidhje me arbitrimin. Në kampionatet elitare të Europës kjo është diçka shumë më e rrallë dhe episodi i fundit vjen nga maja e futbollit spanjoll.

Bëhet fjalë për klubin e Atletikos së Madridit, që ditën e sotme në një komunikatë zyrtare për shtyp ka kërkuar shpjegimi nga Komiteti teknik i Arbitrave për penalltinë e padhënë pas prekjes së topit nga Kasemiro në derbin e djeshëm ndaj Real Madridit, ku gjyqtari Huan Martinez refuzoi përdorimin e sistemit VAR, pavarësisht insistimit të lojtarëve të Atletikos.

Reagimi erdhi fill pasi një episod i ngjashëm ndodhi në takimin e ditës sotme midis Vijarealit dhe Vajadolidit, ku kryesori i takimit akordoi një 11-metërsh pas ndërhyrjes së sistemit “VAR”. Drejtuesit e Atletikos kërkojnë shpjegime se për çfarë arsye ndaj tyre nuk përdor e njëjti vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online