As Nejmar as Mbape: PSG “sakrifikon” Kavanin, zbulohet e ardhmja e tij

Edinson Kavani mund të largohet në fund të sezonit nga PSG. Sulmuesit uruguaian i përfundon kontrata me klubin francez në vitin 2020, por ai pritet të largohet që këtë verë.

Sipas raportimeve të francezes “Le 10 Sport”, 32-vjeçari mund ta vazhdojë karrierën në kampionatin spanjoll. Kavani është një fiksim i Napolit. Ai është idhulli i tifozëve dhe presidenti De Laurentis nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për ta rikthyer “El Matador” në jugun e Italisë.

Megjithatë, për sulmuesin është e interesuar edhe Atletiko e Madridit. Diego Simeone e pëlqen shumë lojtarin. E ardhmja e dyshes Grizman-Diego Kosta është në dyshim. Për të parin përflitet për një kalim te Barcelona, ndërsa i dyti mund të tundohet nga milionat kinezë.

Klubi “colchoneros” nuk dëshiron të mbetet i papërgatitur dhe ka nisur negociatat me Kavanin, çmimi i kartonit të së cilit vlerësohet rreth 37 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online