Arsenal-Milan përplasen në merkato, garë dyshe për mbrojtësin e Çelsit

Geri Kahill është një hap largimit nga Çelsi, teksa mbrojtësi nuk ka gjetur hapësira në pjesën e parë të sezonit me blutë. Alternativat për mbrojtësin kanë qenë të shumta, teksa nga Premier Liga Arsenali ka shfaqur interesin më të fortë, por nuk kanë munguar hipotezat për një kalim edhe jashtë Anglisë.

Milani gjithashtu, ka qenë një ndër ekipet e interesuara për 33-vjeçarin, ku në mbrojtje, kuqezinjtë shihet të kenë probleme dhe si pasojë e dëmtimeve. Gjithsesi, sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Arsenali thuhet të jetë vetëm një hap larg firmës me Geri Kahill.

Anglezi, aktivizohet prej vitesh me Çelsin, ku për disa kohë ishte dhe kapiten i londinezëve, por dëmtimet e fundit dhe mosha kanë bërë që stafi teknik mos të ketë besim në aftësitë e 33-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online