Arrihet akordi, Tare rinovon me liderin e mesfushës

Lacio ka arritur të rinovojë kontratën e një prej lojtarëve më të rëndësishëm. Sipas lajmeve që vijnë nga Brazili, Lotito dhe Tare kanë gjetur akordin me Lukas Leivën.

32-vjeçarit i përfundonte kontrata me klubin kryeqytetas në vitin 2020, por ai do të qëndrojë edhe dy sezone më shumë te Lacio. Mesfushori do të përfitojë një rrogë prej 2.2 milionë eurosh në sezon (aktualja shkonte në 2 milionë) dhe do të luajë me bardhekaltrit deri në moshën 35 vjeçare.

Leiva, i cili numëron dhe 22 ndeshje me kombëtaren braziliane, la Liverpulin në vitin 2017 për t’u transferuar te Lacio, aty ku është kthyer në një nga pikat më të forta të ekipit të Simone Inzagit.

Akordi është arritur dhe, përveç përcaktimit të komisioneve midis klubit dhe menaxherit të lojtarit, pritet vetëm zyrtarizimi i Lacios për rinovimin e Lukas Leivës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online