Arapi: Fitorja e Laçit na prishi punë, Titulli? E kemi të vështirë, s’na falen gabimet

Mbrojtësi i Teutës, Renato Arapi, ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “Ora News”. Futbollisti durrsak e konsideroi shumë të vështirë garën për titull, por jo të pamundur, pasi janë ende 42 pikë për t’u marrë deri në fund të kampionatit.

“Të them të drejtën nuk është se na prishur ose na ka rregulluar shumë, duke pasur parasysh se objektivi jonë pjesëmarrja në Europë. E mira është që iu afruam me pikë Partizanit, e keqja është se na u afrua Laçi. Duke qenë se objektivi jonë është pjesëmarrja në Europë edhe një fitore e Partizanit do të na bënte mirë”.

“E mira është se janë 42 pikë në lojë, por e keqja është se duhet të gabojë Partizani, ndërsa ne s’duhet të gabojmë. Kjo është pak e vështirë, të shikojmë. Partizani është me meritë aty ku është, pasi kanë ekip shumë të mirë. Kanë ruajtur pjesën më të madhe të grupit”.

“Do thosha që ata vështirësitë më të mëdha Partizani i ka tek ekipet që mblidhen mbrapa dhe mbrohen. Me ekipet që i sulmojnë, duke qenë se lojtarët e sulmit i kanë shumë të shpejtë dhe mundohen që të bëjnë diferencën. Problemi më i madh i Partizanit është në ndeshjet në vazhdim, gjatë të gjithë këtij kampionati nuk kanë pasur oscilacione. Tani presioni rritet dhe do shikojmë si do reagojnë. Shtatë pikë janë edhe shumë edhe pak. Siç e thash, ne s’duhet të gabojnë dhe ata duhet, por mbeten 42 pikë në lojë”, përfundoi Arapi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online