VIDEO | Goli i mrekullueshëm i Zhinjak, francezi po shkruan histori në Meksikë

Andre Pierre Zhinjak zgjodhi një trajektore të çuditshme për të vijuar karrierën e tij pas paraqitjeve të mira në kampionatin francez për thuajse një dekadë. Ish-sulmuesi i Marsejës refuzoi oferta nga kampionati anglez dhe italian, pasi zgjodhi të pranonte ofertën e “gjigantit” meksikan Tigres.

Transferimi s’mund të kishte shkuar më mirë. Pas tre vitesh e gjysmë në Meksikë, Zhinjak ka shënuar 99 gola me fanellën e Tigres dhe është shumë pranë thyerjes së rekordit të numrit më të madh të golave në historinë e klubit

https://twitter.com/NASAPodcast/status/1096951389903904769

Një pjesë e madhe e golave të Zhinjak kanë qenë shumë special. I tillë ishte dhe një ndër golat e dopietës së 33-vjeccarit në fitoren 3 – 2 të Tigresit në fundjavë. Një finalizim i veçantë që tregon se çfarë instinktesh duhet të kesh që të jesh një sulmues i nivelit elitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online