Ankth te Flamurtari e Skënderbeu, dy lojtarë nën “hetim”

Flamurtari e Skënderbeu janë me sytë nga Komisioni i Disiplinës, që ka vendosur të hapë një çështje disiplinore në lidhje me dy lojtarë të këtyre dy ekipeve. Bëhet fjalë për kapitenin e korçarëve, Marko Radas, dhe mesfushorin Idriz Batha.

Dy lojtarët kanë pasur një konflikt në fund të ndeshjes Skënderbeu-Flamurtari dhe tanimë pritet të shihet se çfarë do të vendosë Komisioni i Disiplinës. Sot është komunikuar nisje e hetimit dhe pasi të shqyrtohen faktet, por edhe palët të japin versionin e tyre, do të merret edhe vendimi.

Batha këtë sezon është bërë shembull pas ndeshjes me Teutën, teksa u dënua në bazë të pamjeve filmike. Mesfushori është i vetmi lojtar i dënuar në këtë mënyrë këtë sezon, ndërkohë që tani mund të marrë një tjetër pezullim. Sigurisht, nëse është e vërtetë që e ka goditur kundërshtarin, atëherë do e pësojë rëndë.

Pretendimi i Bathës është se Radas e ka ofenduar të nga familja. “Është ekzagjeruar në media, nuk ndodhi gjë. Radas më ofendoi nga familja. Nuk ndodhi ajo që u përfol pas ndeshjes. Nuk jemi nga ata që ikim me vrap apo që gjuajmë nga prapa shpine”, është shprehur një ditë më parë Batha për RTSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online