Dy klube të Premier League në garë, piketohet zbulimi i Ligue 1

Arsenali dhe Mançester Siti do të përplasen në merkaton e verës, pasi sipas mediave franceze, të dy klubet e Premier League kërkojnë me ngulm shërbimet e mbrojtësit të Starsburgut, Keni Lala. 27-vjeçari ka bërë shumë paraqitje të mira këtë sezon dhe siç raporton “Le10 Sport”, si Emeri, ashtu dhe Guardiola, duan të sigurojnë kartonin e tij.

Lala ka luajtur 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe është nën kontratë me Strasburgun deri në vitin 2021. Francezi vlerësohet 13 milionë euro, por Strasburgu kërkon të përfitojë deri në 25 milionë euro nga shitja e tij. Keni Lala ka qenë një lojtar kyç për skuadrën e Stasburgut, që renditet e 10-ta në Ligue 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online