Juventusi do të presë mbrëmjen e nesërme Ajaksin në “Allianz Stadium”, për të luajtur aktin e dytë të çerekfinaleve.
Kur na ndan vetëm një ditë nga sfida, ekipet kanë nisur të bëjnë llogaritë për formacionin dhe gjërat kryesore që shqetësojnë, janë padyshim dëmtimet. Tek Juventusi shqetësohen më së shumti, pasi Xhorxho Kielini duket se nuk ia ka dalë që të rikuperohet në kohë për ndeshjen.
Gjithsesi, ka dhe një lajm të mirë për Alegrin, pasi Emre Xhan është gati. Ndërkohë tek Ajaksi, ai që shqetëson është Frenki De Jong, i cili është në dyshim, kjo si pasojë e dëmtimit që pësoi në fundjavë.