Alegri: Champions-i nuk është detyrim për Juven, ja cili është problemi i Moratës

Masimiliano Alegri u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në daljen për shtyp para takimit ndaj Atletikos. Tekniku i kampionëve të Italisë ka komplimentuar homologun Diego Simeone dhe sulmuesin Alvaro Morata, me të cilin ka punuar më parë.

CHAMPIONS-i DETYRIM ME KRISTIANON ? – “Nuk është çështje obligimi. Champions-i  është një objektiv. Për ta fituar do të na duhet të punojmë fort dhe të kemi pak fat, pasi kështu është ky kompeticion. Ronaldo sigurisht që është një avantazh, pasi së bashku me Mesin ka qenë një ndër golashënuesit e Champions-ti në 10- vitet e fundit”.

SIMEONE – “Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Ka arritur që t’i japë skuadrës një mentalitet të njëjtë në të gjitha përballjet, s’ka rëndësi nëse kundërshtari është modest ose elitar, Atletiko është gjithmonë e njëjta“.

MORATA – “Ai është një lojtar i rrezikshëm. I ka treguar aftësitë e tij në ndeshje të mëdha, por pika e tij e dobët është të qenit konstant,  por mbetet një lojtar i rëndësishëm”.

BARAZIMI JU KËNAQ ? – “Varet nga mënyra se si rrjedh ndeshja. Duhet të kemi shumë kujdes në kundërsulm, pasi ata s’kanë mëshirë. Nuk flas për rezultate para ndeshjes, por skuadrës i kam kërkuar që të shënojmë të paktën një herë, më mirë do të ishte dy herë”, përfundoi Alegri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *