Ajaksi  i “fiksuar” pas talentit shqiptar, Bajerni e lëshon vetëm me një kusht

Ajaksi i Amsterdamit bëri çmos për të siguruar shërbimet e Meritan Shabanit gjatë merkatos së janarit. Megjithatë, Bajerni i Mynihut nuk pranoi të lëshonte mesfushorin, i cili është një ndër lojtarë më premtues që ka prodhuar akademia bavereze në këto vitet e fundit.

Së fundmi “Kicker” raporton se interesi i Ajaksit për 18-vjeçarin me origjinë shqiptare vazhdon të mbetet i lartë. Sipas medies së njohur gjermane, drejtuesit e Bajernit janë të gatshëm ta shesin talentin e tyre, por vetëm me një kusht.

Në kontratën e shitjes së kartonit të Shabanit, Bajerni kërkon të ketë një klauzolë ekskluzive për ta blerë sërish lojtarin me një çmim të paracaktuar. Një marrëveshje të njëjtë përdori Real Madrid kur shiti Alvaro Moratën te Juventusi dhe e blenë sërish pas një sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online