Ajaksi arriti marrëveshjen me Barçën, De Ligt zbulon çfarë e pengon!

Matijs De Ligt po përjeton një nga momentet më kyçe të karrierës së tij. 19-vjeçarit i duhet të zgjedhe një klub ku të rritet si lojtar mes një breshëri ofertash që vijnë drejt tij. Gjithsesi, ai duket një djalosh që i peshon mirë gjërat dhe shtrin këmbët sa ka jorganin.

“Mundo Deportivo” publikoi sot një intervistë eksluzive me të. Tema kryesore ishte mundësia e tij për t’u transferuar në Barcelonë. Ai nuk ka uri për para, por heziton për vetëm një arsye. Matijs do që të shkojë në një klub, ku mund të luajë shumë ndeshje. Nuk është i sigurt nëse “Camp Nou” është vendi i duhur.

“Ndoshta nuk është koha e duhur, është diçka që do e mendoj dhe do vendos gjatë pushimeve të mia. Barça ka mbrojtës shumë të mirë, por nuk është konkurenca ajo që më tremb. Është normale dhe logjike që një klub si Barcelona të ketë rivalitet brenda. Për mua gjëja më themelore është të shkoj te një klub, ku të jem i rëndësishëm dhe të luaj shumë ndeshje. Paratë nuk janë problem”, u shpreh De Ligt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online