Kristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën spanjolle “MARCA”. Ylli portugez u vlerësua nga media e njohur më çmimin “legjenda” në ndër të arritjeve të shumta të 34-vjeçarit në botën e futbollit.
Dëgjojmë që Sarri do t’iu caktojë një rol me liri të plotë në fushë. Ç’mund të na thoni për këtë?
“Shikoni, kjo s’mund të ndodhë pasi është kundër konceptit të skuadrës. Unë kam detyrat e mia: Mbuloj hapësira, ushtroj presion dhe shumë të tjera. S’mund të qëndroj vetëm në sulm dhe të bëj çfarë të dua. Vetëm duke duke qenë njësh me skuadrën mund të fitojmë gjëra të rëndësishme”.
Keni thënë që do luani deri në moshën 40-vjeçare. Do ta mbani këtë premtim?
“S’jam i shqetësuar për këtë gjë. Gjithçka do të varet nga si do ndihem në vitet në vazhdim. Është çështje motivimi, pasi në aspektin fizik, nuk kam pasur kurrë probleme. E trajtoj veten mirë, prandaj mendoj se do të jetë diçka psikologjike. Shpresoj të mos kem probleme derisa të mbush 40 vjeç, por edhe sikur të ndodhë, s’ka asnjë problem. Jeta e tillë është, çdo fillim e ka një fund”.
Po flitet për shumë për një kalim te Nejmar te Barcelona?
“Nuk e di ç’do të ndodhë. Është një lojtar i madh me të cilin kam raporte shumë të mira. Flitet për shumë për të, sikur e kërkon Reali, Barcelona dhe Juventusi, por unë mendoj se këto janë thjesht fjlë mediatike. Është e kuptueshme pasi emri i Nejmar shet shumë. Unë mendoj se ai do qëndroj në Paris. S’po kalon një moment të mirë, por nëse nuk dëmtohet më jam i sigurt që do t’i rikthehet gëzimi. Dëshiroj që të luajë sa më shumë, pasi ka kaluar kohë të këqija”.
Cilët mendoni se do të jenë favoritët për Champions-in e vitit të ardhshëm ?
“Shoh të njëjtat skuadra, pavarësisht merkatos që bëjnë. Real, Barcelona, Atletiko, Juve, Bajern dhe Liverpul. Ka dhe disa të tjerë, por këto shikoj kryesoret. Barcelona dhe Real kanë më shumë para nga të gjithë, Siti gjithashtu mund të jetë pjesë e favoritëve, por në futboll nuk fitojnë gjithmonë favoritët”.
Thuhet se ju keni luajtur një rol shumë të rëndësishëm në transferimin e De Ligt?
“Jo, nuk e besoj. Më vjen mirë që ma bëtë këtë pyetje. Në finalen e “Nations League”, bëmë një bisedë, që është diçka normale që e bëjnë të gjithë futbollistët. Ajo duhet të qëndronte mes nesh në fushë, por ai është 19 vjeç dhe e tha thjesht si një shaka. Gjithsesi, unë kurrë s’kam dhe s’do influencoj trajnerin ose drejtuesit për merkaton. Megjithatë, e vërteta është që jam shumë i gëzuar që ai është pjesë e jona tani”.
A imagjinoni dot jetesën në Madrid në të ardhmen ?
Sigurisht që po. E kam thënë dhe më parë, që është një qytet që na pëlqen të gjithëve, nuk e përjashtoj si mundësi. Tani për tani jam i fokusuar në Itali dhe të Juventusi ndihemi shumë mirë, por nuk i dihet kurrë. Në këtë qytet kemi përjetuar momente shumë të mira dhe sigurisht që mund të vij këtu për të jetuar në të ardhmen. Të shohim. Tani duhet të mendojmë për të shijuar të tashmen”.