PSG pavarësisht largimit të Rabiot ka arritur të bëjë një afrim tjetër të madh me kosto zero. Ander Herrera është integruar tashmë në ekipin e ri dhe është gati për të nisur aventurën pariziene.
Spanjolli në një intervistë për mediet franceze tregon se përse zgjodhi Parisin. I shprehet mirënjohes Junajtid dhe në fund deklaron se ata u kujtuan vonë për ta mbajtur.
“Pse PSG? Sepse pasi të lija Junajtid, klubin më të madh në Angli duhej një klub si Parisi. Janë klubi më i madh në Francë. Nuk mund të luaja për një klub tjetër në Angli. Koha e kaluar atje ka qenë e mrekullueshme.”
“Kam luajtur 189 ndeshje dhe kam qenë i rëndësishëm për të gjithë trajnerët. Kam shijuar çdo moment atje. Solskjaer bëri shumë për të më mbajtur, por gjërat nuk ndodhën. Ata mbërritën vonë dhe atëherë kisha vendosur se do luaja me Parisin”, u shpreh Ander Herrera.