Musa Dembele u largua nga në merkaton e dimrit drejt Kinës dhe Totenhemit i duhet një mesfushor që të mbyllë vendin e lënë bosh nga belgu. Tangui Ndombele është një nga talentet francezë që ka mrekulluar këtë vit me Lionin. 22-vjeçari ka treguar cilësi të larta dhe kërkohet me ngulm nga disa gjigantë evropianë.
Së fundmi njoftohet se Totenhemi do të hyjë në garë nëpërmjet një oferte joshëse. Ata duhet të mundin interesin e dy ekipeve të Mançesterit dhe Juventusit. Presidenti i Lionit e ka bërë të qartë se kush bën ofertën më të mirë do të marrë mesfushorin.
Ai ka qartësuar edhe se nëse ofertat e klubeve të interesuara janë të ngjashme, klubi që do të përfitojë është Juventusi. Kështu, Totenhem duhet të hapë thesin nëse i do vërtetë shërbimet e talentit francez.
DENIS LALA