Largimi i Floyd Mayweather nga bota e boksit ka ulur shumë numrin e parave që investohen në këtë sport. Megjithatë, vendin e amerikanit po e marrin yje të tjerë që dita ditës po rrisin popullaritetin e tyre me anë të punës së palodhshme në ring.
Sipas studimit të bërë nga media amerikane “Forbes”, boksieri më i paguar në planet është ylli meksikan Saul “Canelo” Alvarez, i cili përfiton 94 milionë dollarë nga kontratat televizive dhe 2 milionë dollarë nga të drejtat e imazhit.
Në vend të dytë është ish-kampioni i peshave të rënda Anthony Joshua. Boksieri anglez përfiton 55 milionë dollarë në total, ku mban rekordin për të drejtat imazhit, prej të cilave fiton 10 milionë dollarë në vit.
Rivali i Joshuas Deontay Wilder renditet i treti me 30.5 milionë dollarë të ardhura. Amerikani fiton vetëm 500 mijë dollarë nga të drejtat e imazhit, shifër kjo që tregon se ende nuk është shumë popullor në SHBA.
Legjenda filipinase Manny Pacquiao mban vendin e katërt me 26 milionë dollarë të ardhura, ndërsa kazaku Gennady Golovkin mban vendin e pestë me 25 milionë dollarë.
- Canelo Alvarez $94 M $92 M $2 M
- Anthony Joshua $55 M $45 M $10M
- Deontay Wilder $30.5 M $30 M $500k
- Manny Pacquiao $26 M $24 M $2 M
- Gennady Golovkin $25.5 M $23 M $2.5 M