Një lajm “bombë” vjen nga Spanja. “Sport.es” raporton se Nejmar nuk dëshiron të vazhdojë me PSG. Braziliani e ka humbur durimin nga dështimet e njëpasnjëshme të klubit francez dhe dëshiron të largohet nga Franca. Këtë ai ja ka kërkuar zyrtarisht klubit parizien, të cilit i ka thënë të konsiderojë ofertat, që vijnë drejt tij.
Presidenti Al Kelaifi nga ana e tij mundohet ta frenojë këtë largim nëpërmjet një kontrate faraonike. Por Nejmar e ka humbur urinë për para dhe qëllimi i tij i vetëm është të shpëtojë karrierën e tij. Barcelona po e ndjek me kujdes situatën e brazilianit. Ata nuk e duan një përplasje më shumë me klubin parizien dhe presin që këtë çështje ta zgjidhë vetë lojtari.
Largimi i Nejmar mbështetet nga trajneri Tomas Tuhel. Ky i fundit ka mbetur i pakënaqur nga sjellja jokorrekte e 27-vjeçarit dhe pritet të shtyjë klubin ta lërë të lirë. Kutinjo shihet si zëvendësuesi ideal për O’Ney. Një ndërrim kokë më kokë do të ishte zgjidhja më e lehtë.