U përfol si një nga kandidaturat kryesore për stolin e Juventusit në fillim dhe më pas atë të Milanit. Gjithsesi, asgjë nuk do të ndodhë dhe Simone Inzagi do të vazhdojë të jetë trajner i Lacios.
Sipas raportimeve të “Sky Sport”, trajneri do të takohet sonte në mbrëmje me presidentin Lotito dhe Igli Taren, drejtorin sportiv të bardhekaltërve.
Palët kanë gjetur në parim akordin për të firmosur, ndërsa ka mbetur për t’u përcaktuar vetëm aspekti financiar. Dakordësia për këtë aspekt do të ndodhë gjatë takimit trepalësh dhe me shumë gjasa Inzagi do të vazhdojë të ulet në stolin e Lacios.